Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme (7 shkurt) një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Athinë duke lënë pothuajse të gjithë kryqytetin në errësirë.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në zonën e Aspropirgos në nënstacionin qendror që furnizon me energji Athinën.
Menjëherë për të shuar zjarrin në vendin e ngjarjes shkuan 12 zjarrfikës me 4 automjete.
Nga informacionet e bëra të ditura deri më tani thuhet se zjarri është shkaktuar nga nëj qark i shkurtër në njërën nga katër autotransformatorët.