Autoritetet turke po hetojnë shfaqjen e një monoliti misterioz në Turqi.
Blloku i metaltë është gjetur nga një fermer të premten në provincën Sanliurfa, me shkrim të vjetër turk që shkruhet “Shiko qiellin, shiko hënën”.
Monoliti 3 metra është gjetur afër zonës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të quajtur Gobekli Tepe.
Të tjera monolite misterioze janë zbuluar dhe disa janë zhdukur në shumë shtete në muajt e fundit, shkruan AP.