Britania do të vaksinojë edhe emigrantët e paligjshëm

Evropë

Britania do të vaksinojë edhe emigrantët e paligjshëm

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Emigrantët e paligjshëm që jetojnë në Britani do të kenë të drejtë të vaksinohen kundër COVID-19.

Njoftimin e dha këtë të hënë qeveria britanike. Ata që jetojnë në Britani dhe kanë hyrë në vend në mënyrë të paligjshme do t’iu kërkohet të kontaktojnë doktorin e tyre lokal të vaksinohen kur të kenë radhën.

“Vaksinat e koronavirusit do t’i jepen çdokujt që jeton në Mbretërinë e Bashkuar falas dhe pavarësisht nga statusi i qëndrimit të tij”, tha një zëdhënëse e qeverisë. 

Britania tashmë u ka dhënë dozën e parë të vaksinës më shumë se 12 milion njerëzve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat