Në Austri qendrat estetike janë hapur pas më shuëm se gjashtë javë mbyllje.
Por, rregullat për të shkuar te berberi janë mjaft kufizuese, kërkohet një test negativ për Covid-19.
Pavarësisht nga numri i madh i të infektuarve, shteti austriak ka lejuar që shkollat dhe disa dyqane të rihapen duke pasur parasysh se humbja ekonomike dhe sociale do të ishte më e rëndësishme se anët pozitive të bllokimit.
Me lehtësimin e masave, u prezantuan rregulla të reja që synojnë parandalimin e përhapjes së virusit, kështu që dyqanet mund të kenë vetëm një klient për 20 metra katrorë, një person për 10 metra katrorë është i vlefshëm për floktarët, por gjithashtu një test negativ, jo më larg se 48 orë.
Një masë e ngjashme është futur në Slloveni dhe zbatohet në sallonet e bukurisë dhe sallonet e masazhit.