Mbyllen sot bisedimet për qeverinë e re në Itali

Evropë

Mbyllen sot bisedimet për qeverinë e re në Itali

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 09:17
Itali

Mbyllet sot në mesditë raundi i dytë 36 orësh i takimeve mes të deleguarit për krijimin e qeverisë italiane me bazë të gjerë të Mario Draghi dhe partive në Senat.

Deri atëherë, Draghi do i parashtrojë palëve planin konkret të ndërtimit të qeverisë ku në takime priten partitë e mëdha.

Pas kësaj mund të gjykohet për një takim palësh jashtë Senatit si dhe prezantimi para shoqërisë civile.

Deri me tani ai duket se e ka mbështetjen e gjerë që do të thotë se nesër mund të bëhet edhe prezantimi i emrave të piketuar për ministra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat