Reshje të dendura dëbore dhe temperatura nën zero, stuhia Dancy përfshin Britaninë

Evropë

Reshje të dendura dëbore dhe temperatura nën zero, stuhia Dancy përfshin Britaninë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:13
Foto

Reshjet e dendura të dëborës dhe akulli kanë pushtuar një pjesë të Britanisë, duke mbyllur qendrat e vaksinimit anticovid dhe shkollat.

Autoritetet kanë bërë me dije se një pjesë e madhe e Anglisë dhe Skocisë janë mbuluar nga dëbora, si dhe Irlanda e Veriut.

Policia ka paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë për shkak se disa rrugë janë bllokuar. Ditën e djeshme dëbora arriti në 30 cm në qytetin Aboybe në Aberdeenshirw, ndërkohë që në lindjen e Anglisë arrin në 22 cm.

Temperaturat arrijnë në -15 gradë celcius, teksa kritike është parashikuar situate meteorologjike në disa qytete për ditët në vijim.

Stuhia që ka përfshirë shtetin ishullor është shkaktuar nga erërat e forta lindore të stuhisë Dancy.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat