Bora “paralizon” Gjermaninë, shoferët kalojnë natën brenda veturave në autostradë

Evropë

Bora “paralizon” Gjermaninë, shoferët kalojnë natën brenda veturave në autostradë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Moti i ligë dhe reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar një situatë kaotike nëpër rrugët e Gjermanisë, ku në autostradën A2 dhjetëra shoferë e kanë kaluar natën nëpër vetura.

Në A2 te Bilefeldi, pas një aksident trafiku, është krijuar një kolonë e gjatë mbi dhjetë kilometra që paralizoi trafikun për më shumë se 16 orë.

Autostrada ishte mbyllur në të dy drejtime, pasi që disa kamionë kishin rrëshqitur.

“Situata është e rëndë”, kanë porositur nga policia duke shtuar se akoma do të zgjasë derisa gjendja të përmirësohet.

E problemi u shkaktuar pasi që shumë shoferë të kamionëve nuk i janë përmbajtur rregullave të ndalim-qarkullimit, në këto ditë të ftohta dhe me reshje bore.

Policia ka shqiptuar mbi 300 tiketa për shoferët e kamionëve transportues që kanë shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat