Itali, mega-operacion kundër organizatës mafioze ‘Ndrangheta’

Evropë

Itali, mega-operacion kundër organizatës mafioze ‘Ndrangheta’

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Policia e Shtetit në Itali, është angazhuar që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një operacion të gjerë kundër subjekteve të shumta që i përkasin familjeve të organizatës mafioze kalabreze, "Ndrangheta".

Në shënjestër të operacionit policor, kanë qenë familjet e organizatës famëkeqe italiane, si Arena-Nicoscia di Isola, di Capo Rizzuto dhe familja Mannolo di San Leonardo di Cutro, në Krotone.

Mega-operacioni është drejtuar nga Prokurori i Antimafias italiane, Nicola Gratteri dhe kanë bashkëpunuar repartet policore të skuadrave operative të Bergamos, Milanos, Catanzaros, Reggio Calabria, Novaras, Vibo Valentias, Barit, Cosenzas, Lecces e Sidernos.

Mediat italiane raportojnë se janë bërë me dhjetëra arrestime. Të ndaluarit, akuzohen për themelim të organizatave të tipit mafioz, pjesëmarrje në aktivitet kriminal mafioz, mbajtje të paligjshme të armëve dhe municioneve, si dhe trafik të lëndëve narkotike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat