Përplaset për vdekje nga kamioni 34-vjeçarja që ishte duke e dërguar vajzën në shkollë

Evropë

Përplaset për vdekje nga kamioni 34-vjeçarja që ishte duke e dërguar vajzën në shkollë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 08:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në Genova të Italisë, ku një grua 34-vjeçare, e identifikuar si Federica Picasso, humbi pasi u përplas nga një kamion.

Viktima ishte duke lëvizur me një monpatinë elektrike ndërsa u godit fatalisht nga një mjet i tonazhit të lartë, ndërsa një hipotezë tjetër thotë është se viktima u rrëzua dhe më pas u godit nga kamioni.

Ajo sapo kishte çuar vajzën e saj gjashtë vjeçare në shkollë, shpjegoi burri i saj, i cili mbërriti pas rreth një ore në vendin e tragjedisë, raportojnë mediat italiane.

Shoferi i kamionit doli negativ për testin e alkoolit dhe pasi u mor në pyetje nga agjentët e sektorit të aksidenteve u la i lirë.

Nuk është hera e parë që një incident i ngjashëm ndodh në qytetin Ligurian. Një tjetër aksident i rëndë ndodhi më 16 gusht para kishës së San Teodoro në Venezia, kur një grua 30-vjeçare me një skuter u përplas me një makinë të parkuar buzë rrugës duke humbur jetën.

Lëvizja me monopatina po kthehet në një shqetësim edhe për Shqipërinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat