Gjermania planifikon të zgjasë masat kufizuese të aplikuara për përhapjen e koronavirusit deri më 14 mars.
Një draft marrëveshje po diskutohet sot mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe liderëve të 16 shteteve federale gjermane.
Numri i rasteve të infeksionit në Gjermani po bie, ndërsa ka shtyrë liderët rajonalë që të kërkojnë një afat për zbutje të masave kufizuese. Por, shqetësimet janë duke u rritur për ndikimin e varianteve më infektuese të koronavirusit, raporton Spiegel Online.
Bisedimet kanë nisur, ndërsa sipas dokumentit, floktarët mund të rihapen nën masa strikte më 1 mars.
Merkel ka bërë të qartë se shkollat fillore dhe çerdhet do të kenë prioritet në çdo zbutje të masave.