Itali, kapen 1.3 ton kokainë e pastër

Evropë

Itali, kapen 1.3 ton kokainë e pastër

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Policia italiane kapi 1.3 ton kokainë të pastër, me origjinë nga Amerika Latine.italy 10.3

Porti i Gioia Tauro, në Kalabria, ka qenë nën mbikëqyrjen e doganave dhe policisë italiane për vite me radhë, sepse është porti kryesor përmes të cilit mbërrijnë lëndët narkotike në vend.

Në tre operacione, droga u zbulua duke përdorur skanera të sofistikuar në kontejnerë me kafe dhe mish të ngrirë nga Brazili, si dhe në kontejnerë me fruta ekzotike nga Ekuadori.

“Trafikantët e drogës mund të përzienin drogën e sekuestruar, jashtëzakonisht të pastër, deri në katër herë përpara se t’i ofronin ato në treg, duke i sjellë Ndraghetas rreth 260 milionë euro”, njoftoi policia italiane.

Ndryshe, Italia ditë më parë ka arrestuar dhjetëra trafikant droge pas një operacion të gjerë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat