Kremlini fajëson BE-në për përkeqësimin e marrëdhënieve

Evropë

Kremlini fajëson BE-në për përkeqësimin e marrëdhënieve

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:10
Rusi

Kremlini ka fajësuar Bashkimin Evropian për përkeqësimin e marrëdhënieve pas vizitës së shefit të politikës së jashtme evropiane, Josep Borrell. Gjatë javës së kaluar ai ka thënë se konfliktet në Ukrainë, Bjellorusi dhe Kaukaz kanë ngritur tensionet mes bllokut evropian dhe Rusisë.

Të mërkurën, Kremlini është kundërpërgjigjur, duke thënë se ishte Bashkimi Evropian ai që shkaktoi përplasjet mes tyre. Ka kundërshtuar edhe pohimet e Borrellit, ndërsa situata është përkeqësuar kur u kërkua lirimi i opozitarit Alexei Navalny dhe hetimi i plotë ndaj tentimvrasjes së tij.

Kremlini gjithashtu ka pohuar të ketë vërejtur një përkrahje të BE-së ndaj opozitarit të burgosur, por ka shtuar se nuk e di arsyen e kësaj përkrahjeje.

Navalny, kritiku më i madh i presidentit Vladimir Putin, është arrestuar në muajin janar pas kthimit nga Gjermania, shteti evropian në të cilin po trajtohej për helmim me agjentin nervor nga periudha sovjetike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat