Greqia duket se po përballet me një valë të tretë të koronavriusit, ndërsa numri i infeksioneve të reja po rritet frikshëm.
Në 24 orët e fundit, vendi fqinj regjistroi 1496 raste të reja infeksioni, duke e çuar numrin total të rasteve në 167549.
Ndërkohë, 17 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Greqi, duke e çuar numrin e viktimave në 6034.
Mosha mesatare e viktimave është 79-vjeç dhe 95.6% e tyre kishin sëmundje themelore.