Francë, 297 të vdekur dhe mbi 25 mijë raste të reja me COVID-19

Evropë

Francë, 297 të vdekur dhe mbi 25 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Me 25.387 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 3.385.622. Ndërkohë, me 297 vdekje numri i viktimave ka arritur në 80.443.

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 297 vdekje dhe mbi 25 mijë raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik i Francës, me 25.387 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 3.385.622. Ndërkohë, me 297 vdekje numri i viktimave ka arritur në 80.443.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 27.461 persona, prej të cilëve 3.319 ndodhen në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.396 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 237.113.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 2.056.572, ndërsa 443.148 pre tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat