Greqia ka regjistruar një rënie të rasteve të reja me COVID-19 dhe një shtim të numrit të viktimave.
1 mijë e 327 të infektuar ka pasur së fundmi ndërsa 22 pacientë humbën jetën nga COVID-19.
Shifrat mbeten sërish të larta në vendin fqinj krahasuar me javët e kaluara, ndërsa Greqia tashmë është drejt futjes në ‘’Lock-Down’’ total.
Ndërkohë në spitale janë 281 pacientë të intubuar dhe autoritetet janë të shqetësuara për këtë fakt.