Kufizime dhe shpresë, Gjermania shton masat në kufi, Hungaria gati certifikatat e imunitetit

Evropë

Kufizime dhe shpresë, Gjermania shton masat në kufi, Hungaria gati certifikatat e imunitetit

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Gjermania ndalon udhëtimin nga rajonet kufitare Çeke, si dhe nga Tiroli i Austrisë për shkak të rritjes shqetësuese së të infektuarve  me variantet e reja të COVID-19.

Në fund të janarit, Gjermania ndaloi shumicën e udhëtarëve nga vendet e klasifikuara si "zona mutacioni" ose vende të prekura më shumë nga variantet e reja, cilësuar si lloje më të transmetueshme të coronavirus.

Vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve lejohet të hyjnë në këtë shtet, duke përfshirë gjermanët që kthehen në shtëpi ose mjekët apo të tjerë punonjës të sektorëve kyç.

Një ditë më parë para parlamentit kancelarja Merkel pranoi se Gjermania nuk veproi aq shpejt sa duhet  në vitin 2020 për të parandaluar një rritje të dytë të infeksioneve.

 “Ne duhet të nxjerrim mësime, nuk ishim mjaft të kujdesshëm dhe të shpejtë. Mes shenjave të një vale të dytë të pandemisë dhe paralajmërimeve nga shkencëtaret për variantet e reja ne nuk e mbyllëm herët jetën publike,” – u shpreh kancelarja gjermane Merkel.

Portugalia është duke u përballur më një situatë të rëndë e për këtë arsye autoritetet kanë vendosur të zgjasin izolimin kombëtar deri në 1 mars.

Në vend, bllokimi i dytë u vendos në 15 janar duke mbyllur të gjitha shërbimet jo kryesore dhe shkollat. Puna në distancë u bë e detyrueshme kudo ku ishte e mundur.

Masat të tilla do të vijojnë të mbeten në fuqi, por me një dekret presidencial, qeveria mund të vendos që disa biznese të shesin libra apo materiale shkollore. Po ashtu mund të implementohet  një rregullore ku njerëzit mund të punojnë nga shtëpia pa u shqetësuar.

 “Ne duhet ta mbështesim këtë gjendje të jashtëzakonshme dhe mbyllje edhe 15 ditë të tjera, duke u përballur me marsin në të njëjtin drejtim, dhe nuk mund të  jepen sinjale të gabuara përpara Pashkëve,” – tha presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa.

Hungaria ka vendosur të prezantojë certifikata imuniteti për të gjithë njerëzit që janë injektuar ose shëruar nga COVID-19.

Duke folur para mediave shefi i stafit të kryeministrit , tha se certifikata do t'u jepet njerëzve që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës dhe tregon datën e injektimit.

Ata që do të rikuperohen nga COVID-19 do të pajisen me një certifikatë që tregon datën e largimit të tyre nga spitali, ose PCR-në e parë negative pas infektimit. Ai shtoi se të dy llojet e certifikatave mund të sigurohen falas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat