Kamera e vendosur në uniformën e një polici britanik, ka kapur momentin kur një i dyshuar e tërheq zvarrë me veturë derisa ai tenton të arratiset.
Kieron Poole nga policia e West Midlands, ka thënë se ishte frikësuar se jeta e tij aty do të merrte fund, pasi i dyshuari e tërhoqi zvarrë me veturë për më shumë se 10 metra – në një incident që ka ndodhur më 25 janar të vitit të kaluar.
Zyrtari policor ishte konfrontuar me 18-vjeçarin Muhammad Nadeem po tymoste kanabis brenda veturës, kur ky adoleshent menjëherë tentoi të arratiset, duke ia zënë policit dorën brenda veturë që e tërhoqi zvarrë.
Nadeem kishte injoruar thirrjet e policit që të ndalet – madje kërkonte me zë të lartë “ndihmë”, e i dyshuari ishte i vendosur që të arratiset.
E sikur kjo të mos mjaftonte ai në një moment përplaset dhe vendosë të largohet nga vetura duke vrapuar nëpër lagje – e polici që për pak sa nuk e humbi jetën nuk lëshon pe – i vihet pas.
Megjithatë i dyshuari arrin të arratiset për pak sekonda – por ishte patrulla tjetër e policisë që e lokalizuan dhe e prangosën në qendër të qytetit.