Autoritetet franceze kanë njoftuar se 199 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Siç bëhet e ditur, gjatë kësaj periudhe 21.231 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Këto shifra po cilësohen më të mëdha se regjistrimet e kaluara, ku kishin rezultuar pozitivë 20.701.
Numri i të vdekurve ka shkuar në 81.647, duke u cilësuar si shteti i shtatë me më së shumti vdekje.