Në një dhomë gjykate, i rrethuar me policë 18 vjeçari rus tenton të arratiset gjatë seancës nga tavani i gjykatës.
I riu akuzohet se vrau të motrën e tij.
Ndërsa kishte dalë para një gjykate në Rusi, ai tentoi që të dilte nëpërmjet tavanit, në një kohë kur salla ishte plot me policë.
Kur policët e panë, e rrethuan atë, njëri filloi ta godiste me shkop gome, ndërsa tjetri i kapi këmbët. Pavarësisht përpjekjeve, arratisja e tij dështoi.
Videoja është publikuar 18 korrik të vitit që lamë pas.