Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur ndjeshëm në Gjermani.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 6,114 raste, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch.
218 perësona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është rritur në 64,960.
Gjermania është goditur rëndë nga pandemia gjatë valës së dytë, ndërsa vendi vazhdon të mbajë në fuqi masat e rrepta me qëllim parandalimin e Covid-19.