Gruaja u desh të amputoj tre gishtërinj si pasojë e gangrenës që u shkaktua nga bllokimi i kapilarëve të gjakut.
Një grua 86 vjeçe që u infektua me koronavirus, mbeti me gishtërinj të nxirë nga gangrena si pasojë e bllokimit të kapilarëve të gjakut të shkaktuar nga virusi.
Gruaja nga Italia u sëmur me Covid-19 në prill të vitit 2020, që i shkaktoi vështirësi në qarkullimin e gjakut në pjesën e lartë të trupit.
Si rezultat asaj i mbetën gishtërinjtë e nxirë dhe të ënjtur. Fatkeqësisht, mjekët nuk arritën të stimulojnë qarkullimin e gjakut në gishtërinjtë e saj, dhe u desh të amputojnë tre nga ata.
Në një raport të publikuar së fundmi, kjo është konfirmuar të jetë një manifestim i rënd i Covid-19.
Ky efekt anësor është i lidhur me reagimin e sistemit imunitar. Kjo grua nuk është e vetmja paciente me koronavirus që u desh që të amputoj gishtërinjtë.