Trazira në Paris, protestë kundër ligjit “anti-musliman”

Evropë

Trazira në Paris, protestë kundër ligjit “anti-musliman”

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 00:35
Pamje nga protesta

Aktivistët u mblodhën sot në Paris, duke kërkuar që qeveria franceze të braktisë ligjin që synon zhdukjen e ekstremizmit islamik.

Protestuesit pretendojnë se ai mund të shkelë liritë fetare dhe t’i kthejë të gjithë muslimanët në të dyshuar të mundshëm, shkruan Reuters.

Një grup i organizatave myslimane, anti-raciste, majtiste, pro-Palestineze dhe të tjera aktiviste organizuan tubimin e sotëm pranë sheshit Trocadero përballë Kullës Eiffel, duke kërkuar që projekt-ligji të tërhiqej. Rreth 150 njerëz, përfshirë myslimanë dhe jomyslimanë, morën pjesë në protestën paqësore.

Qeveria francize këmbëngul se ligji nuk për qëllim të dëmtojë muslimanët, por r kërkon të ndalojë lëshimin e certifikatave të pafajësisë, poligamisë dhe martesave të detyruara, si dhe të bëjë të obligueshëm shkollimin për të gjithë fëmijët e moshës tre vjeç e lart dhe të forcojë rregullat për financimin dhe funksionimin e xhamive dhe shoqatat fetare.

Edhe fetë të tjera, si Budistët, janë ankuar ndërsa kanë theksuar se mund të vuajnë pasojat e këtij ligji.

Ligjvënësit francezë mbajtën një votim kryesor të martën mbi projekt-ligjin, i cili pritet të marrë miratimin në të dy dhomat e parlamentit. Debati legjislativ vjen mes një frike të gjatë për dhunën ekstremiste pasi një radikal islamik i preu kokën një mësuesi historie dhe sulmeve të tjera të kohëve të fundit, kujton Reuters.

Qeveria qendrore e Presidentit Emanuel Macron argumenton se ligji është i nevojshëm për të mbrojtur vlerat franceze si barazia gjinore dhe sekularizmi dhe për të parandaluar që idetë radikale që frymëzojnë dhunën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat