Shumë punonjës francezë tani mund të hanë në tavolinat e tyre të punës pa thyer ligjin.
Për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së COVID-19, vendi ka pezulluar ndalimin e një kohë të gjatë të ngrënies në tavolinat e punës, me një dekret të qeverisë.
Pushimi i drekës, është konsideruar për shumë kohë “i shenjtë” në Francë. Deri tash, kodi i punës atje u ka ndaluar punëdhënësve që t’u lejojnë punëtorëve “të hanë vaktet në vendet e tyre të punës”, duke reflektuar në rëndësinë e ushqimit dhe vakteve në kulturën kombëtare.
Para pandemisë, punëtorët francezë zakonisht kanë shijuar vaktet jashtë punës, me kolegë, shkruan CNN.
Rregullat e përkohshme vlejnë për zyrat me më shumë se 50 punëtorë.