Policia turke ka arrestuar më shumë se 700 vetë, përfshirë anëtarët e partisë politike pro-kurde, në operacionet kundër rebelëve të PKK-së.
Informacioni u njoftua sot nga Ministria Turke e Punëve të Brendshme. Qeveria turke njoftoi të dielën se luftëtarët nga Partia e ndaluar e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) kishin ekzekutuar anëtarë të policisë dhe ushtrisë, njoftoi reuters.
Kjo ndodhi pas vrasjes së 13 të burgosurve turq në veri të Irakut, njoftoi sot Ministria Turke e Punëve të Brendshme. Qeveria turke njoftoi të dielën se luftëtarët nga Partia e ndaluar e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) kishin ekzekutuar anëtarë të policisë dhe ushtrisë.
Sot, 718 njerëz nga 40 provinca në të gjithë vendin u arrestuan, duke përfshirë zyrtarë provincash dhe rrethi nga partia Demokratike e Popullit (HDP) e opozitës pro-kurde, e treta më e madhe në parlament, tha ministria.
Partitë e opozitës kanë akuzuar qeverinë se po vepron shumë ngadalë në përpjekjet e saj për të liruar të burgosurit.