Britania e Madhe regjistroi 799 vdekje të tjera nga COVID sot, ndërsa 10,625 persona të tjerë ishin infektuar, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi është 230 më i lartë se dje.
Por në Britaninë e Madhe, të dhënat nga e hëna ndonjëherë vonohen derisa të mblidhen të dhëna nga fundjava, raporton Reuters.
Shifrat zyrtare tregojnë se 15.6 milionë njerëz në Britaninë e Madhe morën dozën e parë të vaksinës, ndërsa 546.165 njerëz morën dozën e dytë.