Shpërthen “Etna”! Panik dhe spektakël, aeroporti i Catania-s pezullon fluturimet

Evropë

Shpërthen “Etna”! Panik dhe spektakël, aeroporti i Catania-s pezullon fluturimet

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 20:05
Foto

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në vullkanin Etna, në Itali, në orën 17:09 të kësaj pasdite.

Shpërthimi ka shkaktuar një re vullkanike, e dukshme qindra kilometra larg Catanias.

Si pasojë e shpërthimit aeroporti ndërkombëtar i Catanias ka pezulluar aktivitetin e tij për shkak të emergjencës.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka raportuar shpërthimin e llavës për pjesës perëndimore të Valle Del Bove, ku dukej se ka arritur në një lartësi rreth 2 mijë metra mbi nivelin e detit.

Ndërkohë sipas teknikëve dhe studiuesve, Etna ishte në vëzhgim që nga e hëna dhe fatmirësisht nga ky shpërthim nuk janë prekur banesa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat