Infektohen me Covid 33 gra në një azil pleqsh, kishin marrë dozën e parë të vaksinës

Evropë

Infektohen me Covid 33 gra në një azil pleqsh, kishin marrë dozën e parë të vaksinës

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 20:16
Ilustrim

33 të moshuar, banorë të një azili pleqsh në Sant’Antonio Abate të Napolit rezultojnë të infektuar me Covid-19.

Të infektuarit, të gjitha gra, ishin vaksinuar në fillim të shkurtit me dozën e parë të vaksinës anti-Covid dhe po prisnin të merrnin injeksionin e dytë, pas 21 ditëve të nevojshme.

“Në qytet, ka gjithsej 48 raste të reja pozitive – përfshirë 33 të moshuar në shtëpinë e të moshuarve -dhe 6 janë shëruar. Alarmi – shpjegon kryetari i bashkisë së Sant’Antonio Abate, Ilaria Abagnale, u shtri te stafi i azilit, një pjesë i të cilit rezultoi gjithashtu pozitiv për Covid-19”, citojnë mediat italiane.

Nga nisja e pandemisë, Italia numëron 2,765,412 të infektuar dhe 94,887 viktima. Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13,762 raste të reja dhe 347 të vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat