Pandemia në Itali/ 13.762 raste të reja dhe 347 të vdekur në 24 orë

Evropë

Pandemia në Itali/ 13.762 raste të reja dhe 347 të vdekur në 24 orë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Gjatë  24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 13.762 të infektuar të rinj dhe 347 pacientë ndërruan jetë.

Aktualisht, 384.501 persona janë pozitivë dhe 94.887 kanë vdekur.

Lombardia regjistroi 2.540 raste të reja, pasuar nga Campania  me 1.573, Emilia-Romagna 1.565, Venecia 1,042 dhe Lazio 1.025.

Numri i rasteve aktuale pozitive është në rënie, nga të cilat gjithsej janë 384.501, prej tyre 364.493 pacientë janë në vetë-izolim në shtëpi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat