Merkel: Gjermania e gatshme për një kapitull të ri në marrëdhëniet transatlantike

Evropë

Merkel: Gjermania e gatshme për një kapitull të ri në marrëdhëniet transatlantike

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 20:37
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot gatishmërinë e Gjermanisë për hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet transatlantike.

“Përshëndes zotimin e presidentit amerikan, Joe Biden, për rivendosjen e marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe partnerëve të tij europianë”, tha udhëheqësja gjermane në fjalën e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Kancelarja shtoi se komuniteti ndërkombëtar kishte, gjithashtu, nevojë për një axhendë të përbashkët për t’u marrë me Kinën.

Merkel Kinën e përshkroi si një konkurrente dhe partnere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat