Franca pritet të zgjasë edhe me 10 ditë të tjera izolimin dhe shkak vijon të mbetet kurba e lartë e të infektuarve.
Një ditë më parë në vend u raportua për 22.501 raste të reja me COVID-19 dhe 271 viktima.
Në një dalje për mediat ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran u shpreh se është ende herët për të lehtësuar kufizimet.
Disa studime tregojnë se variantet e zbuluara më së pari në Britani, Afrikën e Jugut dhe Brazil mund të jenë përgjegjëse për situatën e re të rritjes së të infektuarve.
Ministri Veran shtoi se njësitë e kujdesit intensiv ishin ende të mbingarkuara, duke mos lejuar që spitalet t’i rikthehen operacioneve të zakonshme.