Në Angli janë dhënë më shumë se 15 milionë vaksina që nga 8 dhjetori

Evropë

Në Angli janë dhënë më shumë se 15 milionë vaksina që nga 8 dhjetori

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Një total prej 15 milionë e 46 mijë vaksinash kundër koronavirusit janë dhënë në Angli midis 8 dhjetorit dhe 19 shkurtit, sipas të dhënave të përkohshme të autoriteteve, duke përfshirë dozat e para dhe të dyta, e cila është një rritje prej 327 mijë në krahasim me shifrat e një dite më parë.

Nga ky numër, 14 milionë e 500 mijë ishin doza e parë e një vaksine, ndërsa mbi 500 mijë ishin doza e dytë, njoftojnë mediat britanike.

Të dhënat tregojnë se një total prej 1.753.957 vaksina u është dhënë njerëzve në Londër midis atyre datave, duke përfshirë 1.687.471 doza të para dhe 66.486 doza të dyta.

Në Britani janë duke u ndarë vaksinat nga “Pfizeri” dhe “AstraZeneca”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat