AstraZeneca shkurton sërish furnizimin në Itali

Evropë

AstraZeneca shkurton sërish furnizimin në Itali

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Italia raportoi 14,931 persona të tjerë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit nga 306 mijë tamponë të kryer në të gjithë vendin.

Bilanci i viktimave pësoi një ulje të ndjeshme, ku 251 persona të tjerë nuk ia dolën të fitonin betejën me virusin nga 353 që ishin një ditë më parë.

Lajmi i mirë prej disa ditësh vijon të jetë numri në rënie i pacientëve të shtruar në terapitë intensive dhe repartet e tjera Covid në spitale.

Megjithatë, ditën e sotme, Italia u përball me një lajm të papritur, pasi kompania AstraZeneca njoftoi një shkurtim me 15% të dozave të vaksinave gjatë javës së ardhshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat