Princ Charles ka vizituar babain e tij, Princ Philip në spitalin e Londrës ku është i shtruar prej katër ditësh.
Lajmi për problemet me shëndetin e bashkëshortit të mbretëreshës Elisabeth u bë publik vetëm pak ditë më parë.
Princi e ka vizituar sot babain e tij i shoqëruar nga personeli i sigurimit.
Nuk ka akoma informacione mbi gjendjen e 99-vjeçarit, por burime pranë familjes mbretërore kanë bërë me dije për ‘People’ se javën tjetër Princ Philip do kthehet në pallat.