Gjermania ka regjistruar 62 vdekje ditore nga koronavirusi.
Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 4,369 në 2,390,928, treguan të hënën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.
Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 62 në 67,903, tregoi shifra.