Një vit nga rasti i parë, Codogno në Itali përkujton konstatimin e coronavirusit

Evropë

Një vit nga rasti i parë, Codogno në Itali përkujton konstatimin e coronavirusit

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 08:31
Codogno

Në një ceremoni të mbajtur të dielën, qyteza e Kodonjos shënoi njëvjetorin e rastit të parë të coronavirusit në Itali, prej nga më pas epidemia u përhap në Evropë.

Virusi u shtri nëpër rajonin e Lombardisë, duke e kthyer Italinë në epiqendrën e re të pandemisë globale, që tashmë ka marrë mbi 2 milionë jetë, përfshirë 100 mijë vetëm në Itali.

“Ishim gati, apo nuk ishim, këtë do ta tregojë historia. Ajo që dihet është se në ato ditë kishim njerëz normalë e të zakonshëm, që bënë gjëra të jashtëzakonshme. Gjëra emocionuese, unike dhe kanë qenë ata motivi përse shumë njerëz ia arritën të fitonin këtë betejë, që për fat të keq nuk ka marrë fund ende”, tha Francesco Passerini, kryebashkiak i Codogno, Itali.

Një vit më parë Kodonjo u shpall zona e parë e kuqe në Evropë. Sot, qyteza me rreth 15 mijë banorë, flet për qendrat e COVID-it të ngritura në bizneset e mbyllura, qiratë që qytetarët duhet të paguajnë dhe për kufizimin e radhës të jetës normale.

Por në mendjet e tyre mbeten pamjet e kamionëve ushtarakë që transportonin arkivolet me viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat