Duka i Edinburgut është “mirë” pasi kaloi natën e gjashtë në spital, ka thënë Duka i Kembrixhit.
Duke folur gjatë një vizite në Norfolk, Princi William gjithashtu iu ka thënë gazetarëve se mjekët janë duke e përcjellë gjendjen shëndetësore të 99 vjeçarit, shkruan BBC.
Princi Philip u shtrua në spitalin e Mbretit Edward VII në Londër javën e kaluar.
Arsyeja e saktë për shtrimin e tij në spital ende nuk është bërë e ditur, por ajo që dihet është se nuk ka të bëjë me koronavirusin.
Një burim nga pallati ka treguar se duka, i cili mbush 100 vjet në qershor, kishte shkuar në spital në Marylebone i vetëm.