Roboti operon pacientin me tumor

Evropë

Roboti operon pacientin me tumor

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:48
Foto

Një pacient i cili vuante nga një tumor në veshka ka qëndruar zgjuar përgjatë operacionit të kryer nga një robot.

Në spitalin Molinette në Torino, roboti që luante rolin e kirurgut kreu për herë të parë në botë një operacion të këtij lloji.

Operacioni u krye në departamentin e urologjisë në spitalin Molinette. Doktorët u shprehën se u përdor sistemi i robotëve Da Vinci dhe një teknologji inovative në procesimin e imazheve 3-dimensionale.

Vitet e fundit spitalet italiane kanë bërë investime për të qenë sa më pranë arritjeve më të fundit të teknologjisë mjekësore kirurgjisë robotike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat