Hungaria nis nesër vaksinimin me vaksinën kineze Sinopharm. Hungari bëhet kështu vendi i parë i BE që përdor vaksinën kineze për të imunizuar qytetarët e saj.
Qeveria njoftoi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook se vaksinat Sinopharm do të jepen për herë të parë si pjesë e një fushate vaksinimi të filluar në dhjetor me vaksinën Pfizer-BioNTech.
Hungaria gjithashtu ka blerë doza të vaksinës ruse Sputnik, e cila, ashtu si vaksina Sinopharm, nuk është miratuar nga rregullatorët përkatës të BE.
Qeveria e krahut të djathtë të vendit, e cila kritikon ngadalësinë e programit të vaksinimit të BE, ka njoftuar në janar se arriti marrëveshje për të blerë 5 milion doza të vaksinave Sinopharm dhe 550,000 dozat e para arritën në Budapest javën e kaluar.