Në një autostradë në Bashkiria të Rusisë, 39 makina u përfshinë në një aksident si shkak i motit të keq, raporton AW.
Aksidenti ndodhi në orën dy të pasdites, më 23 shkurt kur një stuhi e fortë shpërtheu në Moskë, po frynte erë e fortë anësore dhe kishte dukshmëri të dobët në rrugë.
Si pasojë e përplasjes, 10 persona u plagosën, duke përfshirë dy vajza 16 dhe 12 vjeç.
Në vendin e aksidentit, pesë ekuipazhe të policisë punuan për nxjerrjen e personave nga makinat dhe u siguruan që t’i jepnin atyre ndihëm e parë.