Qeveria çeke i ka kërkuar Polonisë që të marrë nga pacientët e saj COVID-19, njoftoi sot agjencia çeke e lajmeve CTK, pas një takimi dje në mbrëmje të qeverisë.
“Qeveria çeke dëshiron të negociojë hyrjen falas, mbi bazën e reciprocitetit të ardhshëm, të pacientëve në spitalet në Poloni dhe gjithashtu në Gjermani”, tha ministri çek i Shëndetësisë, Jan Blatny.
Autoritetet çeke planifikojnë të aplikojnë në Komisionin Europian për rimbursimin e kostove të transportit të pacientëve.
Më parë këtë muaj, , kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki i ofroi Republikës Çeke dhe Sllovakisë vende në spitalet polake për pacientët COVID.
Zëvendësministri çek i Shëndetësisë, Vladimir Czerny ka thënë se Republika Çeke do t’u kërkojë ndihmë partnerëve të huaj, kur shtretërit në vend do të tejkalojnë kapacitetin 90 %.
Aktualisht, janë të zëna 86 % e shtretërve në kujdesin intensiv dhe 77 % e shtretërve të përshtatur për administrimin e oksigjenit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, spitalet janë në prag të mbingarkesës.