Një 21-vjeçare angleze ka humbur shtetësinë e saj me vendim gjykate këtë të premte. Ajo u largua vite më parë nga Britania e Madhe për në Siri, ku u bashkua me grupin e Shtetit Islamik. Tani Begum s’mund të kthehet kurrë më në atdhe.
Gjykata e Lartë britanike ka marrë vendim unanim këtë të premte për rastin e një 21 vjeçareje britanike që i ishte bashkuar organizatës terroriste ISIS.
Gjykata tha se të drejtat e saj nuk u shkelën kur asaj iu refuzua leja të kthehej në Britani.
Begum, 21 vjeç, ka kërkuar që të kthehet në Londër për të ankimuar vendimin e sekretares së brendshme britanike që i ka hequr asaj kombësinë. Aktualisht Begum ndodhet në në një kamp në veri të Sirisë, raporton Ora News.
Në shkurt të 2015-ës ajo ishte ishte 15 vjeç, kur së bashku me dy vajza të tjera u larguan nga Britania e Madhe për t’u bashkuar me grupin terrorist të Shtetit Islamik.
Për arsye të sigurisë kombëtare, në 2019-ën asaj ju hoq shtetësia britanike. Në proceset gjyqsore për vlefshmërinë e këtij akti, korrikun e kaluar, Gjykata e Apelit vendosi që ajo mund të kthehej në vend.
Por këtë të premte, Gjykata e Lartë britanike ka rrëzuar gjykimin e Apelit, duke argumentuar se lejimi i kthimit të saj në Mbretërinë e Bashkuar “do të krijonte rreziqe të konsiderueshme të sigurisë kombëtare”.
Aktivistë të të Drejtave të Njeriut reaguan për rastin duke thënë se kjo mund të përbëjë një precedent të rrezikshëm.