Pavarësisht pandemisë së koronavirusit dielli dhe moti i ngrohtë i ka nxjerrë qytetarët në rrugët e Romës.
Të gjithë me maska kanë preferuar që këtë ditë fundjave ta kalojnë nën shoqërinë e njerëzve të tyre të afërm duke shijuar temperaturat e larta.
Mirëpo, ka dhe nga ata persona të cilët jo vetëm që kanë shijuar kohën e ngrohtë por kanë përzgjedhur që të suprizojnë dhe personin e tyre të zemrës.
Një burrë ka vendosur që të propozojë të dashurën e tij të zemrës në mesin e shumë qytetarëve.
Nëpërmjet një posteri gjigand ai i ka kërkuar asaj të martohet me të dhe sigurisht përgjigjja e partneres së tij ka qenë “Po”.