Ka vdekur në moshën 66-vjeçare kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiq, njofton “Index.hr”.
Bandiq mbrëmë ishte dërguar me ambulancë në spital. Mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë, por pa rezultat.
Lajmin për vdekjen e Bandiqit e ka konfirmuar edhe Komuna e Zagrebit.
Po ashtu këtë lajm e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në Facebook edhe deputetja shqiptare në parlamentin kroat Ermina Lekaj Prljaskaj.
“Sot mora një lajm të pikëlluar! Vdiq kryebashkiaku i Zagrebit, z. Milan Bandiq! Ishte mik dhe dashamirës i shqiptarëve. Pusho në paqe!” – ka shkruar Ermina.