Policia italiane ka prangosur dy persona ndërsa transportonin 30 kg marijuanë me një autoambulancë.
Mjeti kishte mbërritur me traget në portin e Mesinas në Siçili nga Villa San Giovanni.
Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të mjeteve që bëhen nga autoritetet, pasi qeni antidrogë kishte sinjalizuar për substanca të paligjshme në mjet.
Të arrestuarit janë 39-vjeçari Francesco Minissale dhe 45-vjeçari Gregorio Fiumara.
Mbi ta rëndon akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike.