Numri i infeksioneve dhe viktimave nga COVID-19 në Gjermani po vazhdon të rritet.
Agjencia gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch (RKI), të hënën regjistroi 4 mijë e 732 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 2 milionë e 447 mijë e 068, shkruan CNN.
RKI raportoi gjithashtu 60 vdekje shtesë.
Duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 70 mijë e 105 viktima që nga fillimi i pandemisë.