Një ndjekje në via di Salone, në periferi lindore të Romës, përfundoi në tragjedi.
Një vajzë 17-vjeçare vdiq pasi makina në të cilën ndodhej u godit nga një patrullë e policisë rrugore.
E reja ishte në makinë me persona të tjerë, njëri prej të cilëve u plagos rëndë.
Po ashtu në këtë ngjarja u plagosën edhe dy policë të cilët po kryenin ndjekjen.
Ndjekja ndodhi pas raportimit të një grabitjeje në Tivoli.
Policia u vu pas një makine duke e ndjekur nëpër rrugë e më pas doli në kryqëzimin në via di Salone, ku u përplas me makinën me të cilën vajza po udhëtonte.
Ndërkohë, makina e grabitësve u gjet më vonë e braktisur në rrugën A24 dhe për ta janë duke u bërë kërkime për t’i gjetur.
Po ashtu, është hapur një hetim nga Prokuroria Publike për aksidentin.
Prokurori kujdestar urdhëroi hetime për të rindërtuar dinamikën e aksidentit që përfshiu një makinë të policisë rrugore dhe makinën e vajzës.