Pas arrestimit të ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, gruaja e tij, Carla Bruni, ka zgjedhur një foto për të konfirmuar mbështetjen për të.
Ajo ka publikuar në foto në “Instagram”, ku shihet në momente intime me presidentin dhe përbri saj shkruan: “Çfarë situate e çmendur dashuria ime @nicolassarkozy …. Lufta vazhdon, e vërteta do të mbizotërojë”.
Kujtojmë se Nicolas, u shpall fajtor për korrupsion sot në një gjykatë në Paris dhe u dënua për përpjekjen për të ndikuar në mënyrë të paligjshme tek një gjykatës gjatë kohës që ishte në detyrë.