Të gjithë janë të lumtur fëmijët, pinguinët, delfinët, peshqit, të gjithë më në fund pas gati katër muajsh mund të takohen sërish.
Akuariumi në Genova nisi të mirëpresë vizitorët e parë pas izolimit duke iu rikthyer gjallërisë dhe argëtimit.
Ata që e shijojnë më shumë hapësirën nënujore janë fëmijët të cilët jo vetëm argëtohen por edhe mësojnë më shumë për gjallesat e kësaj bote.
Biologët e një prej akuariumeve më të mëdhenj në Evropë shprehen se edhe gjallesat e detit e ndjenë mungesën e publikut.
Kafshët e ndjenë mungesën e zhurmës njerëzore. Jemi kujdesur për ta sikundër akuariumi të ishte i hapur por u mungonim ne njerëzit dhe zërat e publikut. E ndjenë mungesën edhe delfinët por edhe zogjtë edhe peshqit po ashtu.
Rihapja pas katër muajsh mbyllje solli gëzim për ata që dinë të shijojnë dhe të vlerësojnë bukurinë dhe pastërtinë e gjallesave të tilla sikundër pingiunët, apo edhe delfinët.
Gjatë kohës së izolimit akuariumi humbi më shumë se 700 -800 mijë vizitorë. Edhe në rihapje janë duke u respektuar masat anti-COVID por asgjë nuk e ndal gëzimin e rikthimit.