Autoritetet në Greqi kanë vendosur të forcojnë masat kufizuese dhe të zgjasin periudhën e izolimit.
Zyrtarët bënë me dije se masat janë ndërmarrë për të mbajtur nën kontroll përhapjen e pandemisë pasi rritje e rasteve të reja ka shtuar presionin mbi sistemin shëndetësor.
Në rajonin e Atikës, izolimi do të vijojë deri në 16 mars.
Një ditë më parë, autoritetet raportuan për 2702 të infektuar të rinj, pjesa më e madhe e të cilëve janë në Atikë.
“Në Atikë presioni mbi sistemin shëndetësor është shumë i lartë. Prandaj ne po kalojmë nga niveli i rritjes së gatishmërisë së menaxhimit të krizës në nivelin e zbatimit të një plani emergjence”, u shpreh Vassilis Kikilias, ministri grek i Shëndetësisë.
Ministri shtoi se pjesë e masave emergjente është shtimi i njësive të terapive intesive në Atikë ndërsa spitalet e tjera jo COVID do të ndihmonin për t’u kujdesur për pacientët që nuk ishin duke u trajtuar me virusin.
Për të shmangur mbipopullimin, udhëtimi me makinë në rajone ë tjera është kufizuar dhe blerja në supermarkete gjithashtu është kufizuar në një rreze prej 2 km nga shtëpia.
Dyqanet dhe shkollat jo të rëndësishme në Athinë janë të mbyllura dhe shumica e punonjësve inkurajohen të punojnë nga shtëpia.
Qeveria vlerëson se kostoja mujore e kufizimeve për ekonominë shkon në rreth 3 miliardë euro.
Por, shpresohet se sezoni turistik do të sjellë të ardhura të nevojshme.
Sa i përket vaksinimit rreth 1 milion grekë, në një popullsi prej rreth 11 milion, janë vaksinuar deri më tani.
Edhe Qeveria italiane nga ana tjetër ka urdhëruar mbylljen e shkollave në zonat më të goditura nga Covid -19 dhe zgjati masat kufizuese për bizneset dhe lëvizjen deri pas Pashkëve.
Varianti anglez, i cili është bërë mbizotërues ka mundur që të depërtojë edhe në moshat e reja, u shpreh ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.