Zvicra ka zbuluar një plan prej 1 miliard franga zvicerane për të ofruar teste falas anti-Covid për të gjithë popullsinë e saj si pjesë e masave për të lehtësuar daljen e vendit nga kufizimet.
Sipas propozimeve, secilit person do t’i jepen pesë komplete vetë-testimi në muaj, posa të jenë të disponueshme teste të besueshme, tha qeveria, ndërsa të gjitha testet në farmaci dhe qendrat e testimit do të jenë falas.
Sipas Guardian, kompanitë dhe shkollat duhet të kryejnë teste të përsëritura duke përdorur mostra të pështymës për të përmirësuar parandalimin dhe zbuluar më herët shpërthimet dhe përhapjen e rasteve.
Punonjësit e ndërmarrjeve që do të kryejnë testimin me shumë mundësi shpesh do të përjashtohen nga kërkesat e karantinës.